Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka për synim që t’i ndëshkojë lojtarët e ekipit. Dënimi i përgjithshëm mund të jetë 2.5 milionë euro.

Dënimi më i madh i kanoset lojtarit të mesfushës Alan, i cili mund të humb 200 mijë euro, transmeton “La Gazeta delo Sport”.

Para kësaj, De Laurentis i urdhëroi futbollistët dhe stafin e trajnerëve që të jenë në karantinë për shkak rezultateve të dobëta, por futbollistët pas ndeshjes nga xhiro e 4-të nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Salzburgut (1:1) e kanë injoruar këtë instruksion.

Mediat italiane kanë publikuar se një nga iniciatorët e rebelimit është Alan.