Prej kohësh ishte përfolur se Dafina Zeqiri është në një lidhje me DJ e njohur, DJ Geek pasi dyshja janë parë tejet të afërt e të pandarë që kur këngëtarja u rikthye në Kosovë. Mirëpo pak ditë më parë Dafina dhe Geek e konfirmuan lidhjen. Në një postim ku shfaqet Dafina në një koncert Geek shkruante “Po të shoh, baby”, dhe një emoji i cili përdoret vetëm për çiftet e dashuruar. Këtë status e ripublikoi më pas edhe Dafina. Ndërsa tani çifti nuk ngurron ta shprehë dashurinë edhe publikisht.

Në postimin ku Dafina uron Vitin e ri, Dj Geek i komenton “Të dua”.

“Unë të dua më shumë”, i përgjigjet Dafi.