Cineplexx ka njoftuar se kanë dalur në shitje biletat për eventin e shumëpritur #LadiesNight, me filmin e ri Last Christmas ku do të ketë shumë shpërblime!

Emilia Clarke, e njohur për publikun si “Nëna e dragonjëve”, nga Game of Thrones, rikthehet në botën e filmit me filmin më të ri të zhanrit romancë “Last Christmas”.

Për këtë premierë më 5 dhjetor, Cineplexx organizon eventin “Ladies Night” me shumë shpërblime nga brende të ndryshme! Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinemantë.

Filmi flet për Kate, një vajzë e re e cila shpesh merr vendime të gabuara. I fundit i tillë ishte pranimi i punës si elfi i Babagjyshit në një dyqan.

Megjithatë, atje ajo takohet me Tomin. Jeta e Kate merr një kthesë të re, por asaj gjërat i duken shumë të bukura për të qenë të vërteta.

Filmi vjen nën regjinë e Paul Feig, i njohur për komeditë Bridesmaids, The Heat, Spy etj, ndërsa në rolet kryesore luajnë Emilia Clarke dhe Henry Golding.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx organizon edhe eventin Ladies Night prej orës 18:00 ku do të ketë shumë shpërblime deri në vlerë 150€ nga brende të ndryshme si: XYZ, Brows by Fjolla, PANDORA, SELLMA, Iliria Dent, Tea Ten, Oliver Weber, brendi i ri në Albi Mall Yamamay, Armani Exchange, Tom Tailor, Tamaris, Sportina, Orsay, Parfois, Fivestar, e të tjera.

Për me shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS.

Eventi do të fillojë prej orës 18:00, ndërsa do të zgjasë deri në ora 23:00.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.