Përgjatë pandemisë së giripit pandemik më 1918-ës, diskutimi për hapjen e shkollave ishte sakaq i theksuar sa edhe përgjatë pandemisë koronavirus.

Pandemia e 1918-ës vrau përreth pesë milionë njerëz në të gjithë botës, shkruan CNN.

Vendimet e zyrtarëve shëndetësorë në ato qytete bazoheshin kryesisht në hipotezën e zyrtarëve të shëndetit publik se studentët ishin më të sigurt në ambiente shkollore.

“(Fëmijët) lënë shtëpitë e tyre shpesh johigjienike duke shkuar në ndërtesa shkollore të pastra dhe të ajrosura, ku gjithnjë ekziston një sistem inspektimi dhe ekzaminimi të zbatuar”, thoshte komisari shëndetësor në atë kohë në Nju Jork, Dr Royal S. Copeland.

Studentët nuk u lejuan të mblidheshin jashtë shkollës dhe iu desh të raportoheshin menjëherë te mësuesi i tyre, sipas Copeland. Mësuesit kontrolluan studentët për ndonjë shenjë të gripit, dhe nxënësit që kishin simptoma ishin të izoluar.

Nëse studentët kishin ethe, zyrtarë nga departamenti i shëndetësisë do t’i dërgonin ata në shtëpi dhe zyrtari i shëndetësisë do të gjykonte nëse kushtet ishin të përshtatshme për “izolim dhe kujdes”, sipas Raporteve të Shëndetit Publik. Nëse jo, ata dërgoheshin në spital.

“Departamenti i shëndetësisë iu kërkonte familjeve të fëmijëve që t’i dërgojnë në shtëpi, ose të shfrytëzonin mjek familjar ose të përdorin shërbimet e një mjeku të shëndetit publik pa pagesë”, thuhet në artikullin e Raportit të Shëndetit Publik.

Publikimi arriti në përfundimin se një analizë e të dhënave tregonte se “vendimi i mbajtjes së shkollave hapur gjatë epidemisë së fundit të gripit justifikohej racionalisht”.