Centralizim apo partneritet publiko-privat janë dy opsionet për të cilat mendohet si në të ardhmen do të funksionojnë laboratorit mjekësore në vend. pritjet e ministrit të Shëndetësisë janë se në këtë mënyrë do të bëhen kursime në këtë pjesë të shëndetësisë.

“Dëshirojmë të kursejmë atje ku mundemi. Kjo është fusha ku analizat kanë treguar se mund të kursehet në një vlerë prej pesë, gjashtë, shtatë milionë euro sepse kemi qendra të cilat në të vërtetë në mënyrë irracionale i shpenzojnë reagensët, ndërsa me këtë në një mënyrë në mënyrë irracionale para të shpenzuara. Në këtë kuptim do të shkojmë me njërën nga të dyja mundësitë  – partneritet publiko-privat apo me centralizim, gjegjësisht furnizim qendror  me çfarë do të përfshiheshin të gjitha normat dhe rregullativat evropiane. Kjo do të thotë transport të reagensëve, e jo të pacientëve. Kjo do të thotë se edhe shërbimi do të jetë më i arritshëm, veçanërisht deri te pacientët në vendet më të vogla ku edhe tani në shtëpitë e shëndetit nuk bëhet ndonjë formë e analizës. Gjaku do të dërgohet deri në spitalin më të afërt rajonal”, deklaroi sot ministri Venko Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas tribunës së sotme me punonjësit shëndetësorë, Filipçe shpjegoi se koncepti është që të ketë laboratori qendrore në të cilat do të jenë të arritshme të gjitha analizat.

Numri i laboratorëve nuk do të ulet, por do të ulet lloji i analizës e cila bëhet në laboratori të vogla. Tani hapet një paketim për shkallën e analizës në ndonjë qendër ku ka vetëm një-dy pacientë, ndërsa ky paketim mund të analizojë njëqind pacientë. Këtu planifikojmë të kursejmë”, tha Filipçe.