Shkurt Shqip është një organizatë mediatike jo qeveritare e cila përmes metodave të medies së pavarur me një prodhim online, promovon lirinë e mediave dhe punon në zhvillimin e shoqërisë civile.
Qëllimi i kësaj faqe është të ndërtojë një shoqëri moderne dhe demokratike në Maqedoni. Deri më tani faqja jonë operon vetëm në gjuhën Shqipe.
STRUKTURA ORGANIZATIVE
Agjencia rajonale e lajmeve ShkurtShqip përbëhet nga këto sektorë:
1. Sektori i Lajmeve – Sektori i lajmeve përbëhet nga gazetarë me eksperience të madhe në fushën e gazetarisë.
Ky sektor është i ndarë në tre pjesë: Maqedoni, Kosovë, Shqipëri Secili sektor publikon lajme nga vendi përkatës. Çdo sektor i veçantë i lajmeve ka kryeredaktorin, redaktorin dhe gazetarët.
2. Sektori i Marketingut – Përbëhet nga persona mjaft të aftë të cilët punojnë në mënyrë profesionale
3. Sektori i Përkrahjes Teknike – Specialistët e këtij sektori kanë përvojë të konsiderueshme dhe janë të aftë për të përballuar e tejkaluar çdo situatë të pakëndshme. Ata vazhdimisht përcjellin arritjet më të mira teknologjike, në rajon e më gjerë, për instalimin e sistemeve të ndryshme e komunikimin në internet dhe kanë mjaft përvojë mbi rrjetet kompjuterike dhe kompjuterët personal.
© 2015-2020 AGJENCIA E LAJMEVE ShkurtShqip
Bul.Krste Misirkov 1000 Shkup, R. Maqedoni