Me reformën sociale  për tre herë e kemi rritur ndihmën sociale,  por edhe pagat e punonjësve socialë për 26 për qind, porositi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska në fjalimin e sotëm në ngjarjen në suaza të rrjetit CEEPUS për punë sociale dhe politikë sociale “Java rajonale” e cila prej dje e deri më 29 nëntor po mbahet në Fakultetin Filozofik në Shkup.

Ministrja para ekspertëve të fushës së mbrojtjes sociale nga vendi dhe jashtë e prezantoi reformën sociale dhe bashkëpunimin me Institutin për Punë Sociale dhe Politikë Sociale në hartimin e rregullativave ligjore.

“Duhet të theksoj se rreth 70 për qind e rekomandimeve që i morëm nga Instituti i vendosëm në zgjidhjet ligjore. Tani kemi mesatarisht për tre herë është rritur ndihma sociale për shfrytëzuesit dhe pakove sociale me të cilat e ulim varfërinë, por edhe 26 për qind janë rritur e pagat e punonjësve socialë të cilët e implementojnë reformën. Një pjesë e këtyre punonjësve punojnë me persona me aftësi të kufizuara të rënda dhe nuk ka rritje të pagave më shumë se 15 vjet dhe kanë punuar për pagën minimale. Gjendja e këtillë tani ka ndryshuar”, tha Carovska.

Ajo theksoi se në vijim është zbatimi i fazës së dytë të reformës sociale – zhvillim të shërbimeve sociale në nivel lokal të cilat do të implementohen përmes komunave për çfarë në dispozicion janë 10 milionë euro.

Në ngjarje fjalim mbajti edhe përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Patricia Di Xhovani, e cila foli për rolin dhe kontributin e UNICEF-it në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i Javës Rajonale është që të theksohen përvojat e rrjetëzimit rajonal për shkak të bashkimit të përvojave më të mira dhe dakordim të standardeve në politikën sociale  dhe mbrojtjen sociale të cilat do të dakordohen dhe pranohen nga hulumtuesit, praktikuesit  dhe politikanët në interes të qëndrueshmërisë dhe avancimit të sistemeve të mbrojtjes sociale.

Në ngjarje marrin pjesë tetë profesorë nga rajoni, të gjithë profesorët e Institutit për Punë Sociale dhe Politikë Sociale, si dhe studentë të studimeve të doktoraturës dhe magjistraturës nga rajoni dhe pranë Institutit.