Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska nuk zbulon nëse dadoja, e cila ka rrahur fëmijë në Aerodrom ka pasur licencë. Ajo, konsideron, se duhet këtë ta thonë institucionet përkatëse për këtë rast.

Të gjitha informatat me të cilat posedon Ministria e Punës, siç deklaroi sot Carovska, do të vihen deri tek organet hetuese.

“Rasti është nën hetim. Të gjitha dokumentet dhe njohuritë që i posedon Ministria, do i dorëzon deri tek institucionet përkatëse hetuese në mënyrë që të mos prishet rendi i ngjarjeve. Unë tani nuk mund të bëj një deklaratë të hollësishme. Rasti është nën hetim dhe ju lutemi të drejtoheni tek autoritetet hetuese. Pavarësisht nëse unë kam informacion, është e rëndësishme që të gjitha informacionet që janë për publik të sigurohen nga organi hetimor përgjegjës për të gjitha njohurit që ne i kemi si institucion përgjegjës do t’ua dorëzojmë autoriteteve kompetente”, theksoi Carovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Më 21 nëntor këtë vit pronari i një objekti hotelierik në Komunën e Aerodromit, duke kontrolluar kamerat e sigurisë, vuri re një person femër që dhunonte fizikisht fëmijë. Ai e lajmëroi rastin dhe autoritetet u përgjigjën. Identiteti i dados është vërtetuar dhe ajo tani është në paraburgim.