Ballina MAGAZINA Capital T: Një ditë do të vdesim e do t’i lëjmë krejt,...

Capital T: Një ditë do të vdesim e do t’i lëjmë krejt, shijojeni jetën dhe jepni sa më shumë dashuri

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan gjithmonë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Jo të pakta janë rastet kur reperi përpiqet që të transmetojë një mesazh motivues për fansat e tij.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi përmes Instagramit, duke shkruar në InstaStory disa fjalë për dnjekësit e tij, përmes së cilave u kërkon që t’ia dinë vlerën vetes.

“Një ditë do të vdesim edhe kemi për t’i lënë krejt, shijojeni momentin, jetën, ndihmo ku e kujt të mundesh dhe jep sa më shumë dashuri”, ka shkruar ndër të tjerash Capital T.

Foto: Capital T/InstaStory

Ai përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së tij më të fundit “600 PS”, e cila u prit mirë nga publiku.

Kjo është kënga e parë e albumit të tij të ri me titull “Skulpture”, që do të publikohet së shpejti.