Më 13 Janar në ora 18:00 në Qytetin e Stauntonit, dy mysafiret e nderuara që në muajin Nëntor me kënaqësi i mirëpritëm në Çair, znj. Carolyn Dull – kryetare e Qytetit të Stauntonit dhe znj. Robin Van Seldeneck – kryetare e Bibliotekës dhe Muzeut Presidencial Woodrow Wilson do të organizojnë një prezantim për të rrëfyer impresionet e vizitës që i bënë komunës sonë dhe do ta prezantojnë para bashkëqytetarëve të tyre njohuritë e fituara për kulturën dhe historinë tonë të lashtë. Këtë e bën të ditur faqja informative amerikan newsleader.com .

Ndër vlerat më të lartë të popujve tonë në këto troje është padyshim mikëpritja e mirë. Me të i mbajmë gjallë dhe të përjetshme miqësitë e lidhura.

https://www.newsleader.com/story/news/2020/01/08/staunton-delegation-plans-presentation-recent-north-macedonia-visit/2845771001/