“Në princip, çdo herë dua të jem modest dhe punët që i kemi obligim, mos t’i promovojmë, por t’i vlerësojnë vet qytetarët.

Por, sot nuk mundem pa e komunikuar me opinionin e gjërë gëzimin që ndjeva në zyret tona. Nga Ministria për Sistem Politik u transferuan në doganë 25 administratorë me status të rinj “doganjerë”

Unë jam i vetëdijshëm që doganat e Maqedonisë Veriore çdo herë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë probleme, të cilat me mund e me shpirt po mundohemi ti eliminojmë.

Prandaj sot, zgjeruam ekipin tonë duke punesuar njerëz te rinj, njerëz me shume vullnet për punë që bashkë të japim kontributin që doganat të jenë shërbimi më i mirë për qytetarët. Doganat e Maqedonisë Veriore, çdo herë do jenë të hapura për bashkëpunim, edhe atë për gjitha palët, pa dallim përkatësie partiake.

Të punësuarve të rinjë ju dëshiroj suksese në punë! Urime.” – thotë Buçi