Janë publikuar pamjet e momentit kur është shpëtuar nga rrënojat një prej personave të tërmetit në Durrës. Bëhet falë për 33-vjeçarin Adriatik Bode, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e një prej hoteleve të shkatërruar plotësisht nga tërmeti në qytetin bregdetar.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye nën drejtimin e komandantit të stacionit të zjarrfikëseve të Mallakastrës, Jonus Murataj, dhe efektivëve Hysland Aliaj, Ardit Sulaj, Sokol Kodheli, Zamir Hoxha.