Gjatë gropimit të tokës në hapësirat e Kopshtit Zoologjik në Shkup, mbrëmë është gjetur një mjet shpërthyes. Siç informon policia, rasti është paraqitur mbrëmë.

“Është njoftuar Njësiti i Antiterrorit, ndërsa një ekspert i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim mjeti shpërthyes është marrë për procedurë të mëtutjeshme”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Shkupit Gjorgji Galetanovski për A1on tha se bomba u gjet nga punonjësit, të cilët ishin duke rregulluar kopshtin.