I akuzuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski mbetet në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” derisa nuk kompletohen rezultatet nga kontrollet e bëra, pas çka, më së voni të hënën, do të lirohet nga institucioni spitalor, kumtuan sot nga spitali.

Jovanovski u hospitalizua në SPQ “8 Shtatori” për shkak të kontrolleve me udhëzim nga mjeku në ordinancën e Burgut Shuto Orizarë.

“Është vendosur në apartament në repartin për kujdes intensiv për shkak të respektimit të protokolleve të sigurisë, e jo për shkak të peshës së gjendjes së tij shëndetësore. Për momentin është në gjendje dhe kondicion të mirë të përgjithshëm shëndetësor, ndërsa në institucion mbetet derisa nuk kompletohen rezultatet nga kontrollet e bëra. I njejti planifikohet të lirohet nga institucioni spitalor, më së voni të hënën më 02.12.2019”, thuhet në kumtesën nga SPQ “8 Shtatori”.

Bojanj Jovanovski u soll në spital nga Burgu-Shkup ku po vuan masën e paraburgimit. Dy të akuzuarit e tjerë për rastin “Reket”, Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec janë në arrest shtëpiak.