Politikanët e pa përgjegjshëm kanë frikë përballje me argumentet ka theksuar në emisionin “Click plus” në televizionin 21 Blerim Bexheti kryetari i Komunës së Sarajit pasi deputeti Muhamet Zeqiri në moment të fundit ka refuzuar përballje në debatin televiziv edhe pse ai e bëri ftesën të mërkurën e javës së kaluar.

“Muhamet Zeqiri duhet të përgjigjet para opinionit se a është pjesë e trafikimit të duhanit a është dhe vetura e tij e involvuar përkatësisht e përfshirë në këtë rast. Ku mbeti puna e duhanit pas aksionit në Luboten? Si arriti të blejë një shtëpi aq të kushtueshme në një lagje elitare?” ka theksuar Blerim Bexheti në emisionin klik të televizionit 21 duke shtuar se pikërisht në këto pyetje fshihet shqetësimi i Muhamet Zeqirit që bën si çartur.