Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti, në emisionin Click Plus në TV 21, ka akuzuar nënkryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri, se në kohën kur ka qenë gazetar dhe ish kryeredaktor, ka kërkuar para në të zezë nga ish kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, për ta promovuar në median ku punonte. Deklaratën e plotë të Bexhetit mund ta dëgjonin në videon më poshtë të postuar nga TV21.