Unë në institucione në asnjë rast nuk kam përfaqësuar vetveten, por gjithsesi gjithmonë kam mbajtur llogari për detyrën që më është besuar, për partinë që e përfaqësoj dhe gjithsesi edhe për familjen time ka theksuar Blerim Bexheti në kuadër të emisionit Clik plus në TV 21, duke komentuar akuzat e nënkryetarit të LSDM-së Muhamet Zeqiri.

“Kurrë qerpiku s’më është dridh nga komunikimi me Mijallkovin” ka thënë Bexheti duke theksuar se rezultate e angazhimit ët tij si ministër i drejtësisë janë evidente.

Bexheti tha se dallimi i tij dhe zyrtarëve të BDI-së është shumë i madh me Mukin i cili përfaqëson vetëm interesat e tij personale dhe e komprometon subjektin që përfaqëson.