Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pritet që sot jap hollësi lidhur me idenë për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut si dhe do të propozoj edhe kandidatin.

Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti fillimisht është përmendur si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër, por siç mësohet tashmë në kombinimin është një kandidaturë apartiake dhe që vjen nga sfera e biznesit.

Jozyrtarisht po lakohet emri i biznesmenit të njohur tetovar, Lazim Destani dhe se ai po shikohet si kandidatura e mundshme, që do ta shpallë Ahmeti sot në një konferencë të mbajtur për mediat.

Dhe për këtë pritet që ditëve në vazhdim, te deklarohet edhe vetë biznesmeni Lazim Destani nëse do ta pranojë kandidaturën.

Deri më tash Destani në disa raste ka bërë të ditur se nuk do të kyçet në politikë. /tetova1/