Të paktën 29 të vdekur dhe mbi 650 të lënduar është bilanci i fundit nga tërmeti i djeshëm në Shqipëri me intensitet prej 6,4 ballësh sipas Shkallës së Rihterit, ku sot është ditë zie.

Autoritet konfirmuan se edhe katër trupa të tjerë u gjetën këtë mëngjes, ndërsa një person iu nënshtrua plagëve këtë mëngjes.

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu kumtoi se mbi 650 persona janë të lënduar, nëntë prej të cilëve janë të rrezikuar. Sipas saj, 65 persona janë ndalur për trajtim në spital.

Mediat lokale informojnë se rreth 45 persona janë shpëtuar nga nën rrënojat.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama premtoi se shpëtimtarët do të vazhdojnë “të kërkojnë me durim dhe deri në fund”.

Qeveria e Shqipërisë sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme në zonat e Durrësit dhe Tiranës, në zonat më të prekura nga tërmeti.

Rama tha se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur bazuar në Kushtetutën dhe ligjin, që nënkupton vendime në lidhje me financat, por gjithashtu mundëson edhe një seri masash të tjera.