Mbrëmë partnerët e koalicionit të LSDM-së me moton “Можеме ” kanë shpalosur para opinionit programin zgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit.

Ajo që është vërejtur nga takimi i përbashkët me parnerët e partive të koalicionit LSDM ishte buzëqeshja e Bilall Kasamit nga Besa, i cili së bashku me Lube Boshkovskin (ish-ministër i Punëve të Brendshme gjatë konfliktit të armatosur në 2001 – i akuzuar
për vrasjen makabre ndaj shqiptarëve të Lubotenit) dhe Lupço Georgievskin (ish kryeministër i VMRO-së në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001), bashkërisht dolën para opinionit me moton “Moжеме” që në shqip d.t.th. “Mundemi”.

Vërtet, “Били и се е можно!”.