Ndryshe veprojnë në Maqedoninë e Veriut,por ndryshe kur ndodhen në Shqipëri për vizita zyrtare apo edhe për pushime të zakonshme .
Aspiratat politike mbeten gjithmonë të mëdha për një lider politik por njëkohësisht ai dëshiron që të duket ose krahasohet me figura të lavdishme që janë pjesë e historisë së ndritshme të një kombi raporton TetovaSot.
Në rastin konkret është kreu i Besës që jep mesazhe të mëdha kombëtare duke përmendur njeriun më të madh të historisë politike dhe kombëtare shqiptare Ismail Qemalin që shpalli më 1912 në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë,nga zyra e kryeministrit të parë të Shqipërisë.

Ndonëse në Maqedoni partia e Bilall Kasamit është në koalicionin “mozheme”,së bashku me partinë maqedonase, nga Shqipëria lideri i Besës jep tjera mesazhe.
“Nga zyra e Kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemalit, vepra e të cilit na mëson se rruga e të parëve, ndërton të ardhmen e brezave të rinjë!”ka shkruar Bilall Kasami në rrjetin social Facebook.Tetovasot