Shkolla paraqet vatër të dijes dhe kulturës, institucion i zhvillimit të procesit arsimor. Një ndër hallkat më të rëndësishme të ndërtimit dhe sendërtimit të personalitetit të njeriut, kusht themelor i të ardhmes së individit dhe mbarë shoqërisë. Që kjo të jetë më cilësore dhe kuptimplote, kërkon përkushtim, strategji veprimi dhe qasje serioze permanente shumëdimenzionale, për të qenë në hap me kohën dhe bashkëmoshatarët tjerë anekënd botës së modernizuar. Kësaj rruge, me plotë dashuri dhe dinjitet, hapëron stafi udhëheqës dhe arsimor i ShMQSh ”Zef Lush Marku” -Shkup, i cili nga dita në ditë begatohet, si në segmentin subjektiv poashtu edhe atë objektiv – gjegjësisht logjistik. Në këtë vazhdë të aktiviteteve, sot kishim nderin dhe kënaqësinë, të lëshojmë në përdorim bibliotekën dhe leximoren shkollore ShMQSh ”Zef Lush Marku”- Shkup, të pajisur me inventar të ri modern dhe fond të begatë librash. “Gjurmët e një kulture apo qytetërimi, që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat”.Do të citojmë disa thënie për rëndësinë e librit:
“Dhoma pa libra është sikur trupi pa shpirt”. (Gilbert K. Chesterton)
“Shtëpia pa libra është sikur dhoma pa dritare”. (Horace Mann)
‘’Çfarë bëhemi varet nga ajo çfarë lexojmë pas gjithë asaj që kanë bërë profesorët me ne. Universiteti më i madh është një koleksion librash’’.
(Thomas Carlyle)
“Leximi i të gjitha librave të mirë është sikur bashkëbisedimi me mendjet më të mira të shekujve”. (Rene Descartes)
“Në civilizimin më të lartë libri akoma është kënaqësia më e madhe. Ai i cili një herë ka njohur kënaqësinë e tij, është pajisur me burimin kundër fatkeqësisë”.(Ralph Waldo Emerson)