Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka vazhduar edhe sot aktivitetet në sferën e arsimit. Ai sot ka vizituar shkollën fillore periferike “Bedri Tairi” në Sfillare të Epërme ku së bashku me aktivistë të  organizatës humanitare ‘Kalliri i Mirësisë’ kanë ndarë pajisje shkollore për filloristët. Ndryshe në këtë shkollë, komuna e Sarajit ka investuar edhe në rregullimin e murit rrethojë prej 170m.

Me iniciativë të organizatës humanitare Kalliri i Mirësisë dhe komunës së Sarajit, sot bashkë me kryetarin z. Nexhat Lika vizituam shkollën fillore periferike “Bedri Tairi” në Sfillare të Epërme.

Në këtë aktivitet humanitar u ndanë çanta dhe pajisje shkollore për fëmijët të cilët fillojnë me vitin e rri shkollor, në të gjitha shkollat fillore në komunën tonë.

Përshëndesim iniciativën e organizatës dhe ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të mbështesim aktivitete të tilla.

👉 Në vazhdën e punimeve për arsim cilësor dhe rregullimin e infrastrukturës shkollore, komuna Saraj në këtë shkollë ka ndërtuar mur rrethojë prej 170m, me vlerë prej 1.000.000 denar dhe do të vazhdoj edhe në pjesën tjetër të shkollës.