Debati në mes të nënkryetarit të LSDM-së, Muhamet Zekiri dhe kreut të Sarajit, Blerim Bexhet shkon duke u thelluar edhe më tej, pas paraqitjes së këtij të fundit në emisionin Click Plus, shkruan in7.

Kështu nga kreu i Komunës së Sarajit janë ngritur një sërë dyshimesh për nënkryetarin e LSDM-së Muhamed Zekiri.
Makina të dyshimta në Dibër, transport emigrantësh me makinën e Zekirit nga Gjevgjelia në Tabanoc, dhe aksioni i duhanit në Luboten janë disa nga pikëpyetjet që Bexheti i ngriti në adresë të nënkryetarit të LSDM-së.

“Unë doja ta pyesja publikisht, a jeton në këtë shtëpi apo në cilën shtëpi? A jeton me këto vetura apo me këto vetura? Unë si të flas? Doja ta pyesja publikisht; edhe ai nëse ka pasur diçka të më pyesë publikisht…

Fatmir Aliu: A mund ta di të paktën për këto veturat..
Blerim Bexheti: Po ja 3 tema pak i preka…
Fatmir Aliu: Por vetëm i çelët.. Nuk i drejtuar pyetje as kush as qysh? Vetëm e çelët se çka është tema, na e shpjegoni publikisht çka është tema prej Gjevgjelisë deri në Tabanoc, çka po aludoni?
Blerim Bexheti: Për transportin e emigrantëve, a është vetura e tij e involvuar, pyes…?
Fatmir Aliu: E qysh?
Blerim Bexheti: E pyes a është pjesë e këtij trafikimi?

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekriri edhe pse para një jave tha se nuk u ik debateve duke u treguar i gatshëm të përballet me Blerim Bexhetin, mbrëmë nuk kishte shkuar në debat, edhe pse ishte i ftuar.

Ndërkaq debatin ai e ka vazhduar perms rrjetit sociaë Facebook.

“Pohimet e tij për kinse involvimin tim në tregti me migrant si dhe të pavërtetat dhe shpikjet tjera të drejtuara në adresën time do të duhet t‘i dëshmoj në gjyq, qoftë edhe nëse lënda bie të ndonjë nga gjykatësit qe janë të emeruar apo kane ndalur nga tefteri i Gordanës, Sasho Mijalkovit, Musa Xhaferit apo personalisht nga Blerim Bexheti”, shkruan Muhamed Zekiri në Facebook.

Mungesën e tij në debat Zekiri e arsyetoi duke shkruajtur sepse nuk ka dashur të legjitimojë sulme të ulëta dhe se diinjiteti i tij nuk e ka lejuar të ulet me Blerim Bexhetin në debat, të cilin Zekiri madje e sfidon që të dy bashkë t’i nënshtrohen një një testi për konsum të lëndëve narkotike.