Lëvizja Besa, përmes konferencës për shtyp kërkoi nga ministri i Arsimit t’i përshpejtoj aktivitetet për zhvillimin e arsimit shqip në Manastir. Sipas tyre, fajtori kryesor për këtë gjendje është vetë ministri i Arsimit.

“Me konceptin ‘Një shoqëri’, BDI dhe partnerët qeveritar vazhdojnë ta shkatërrojnë arsimin shqip. Pas Velesit dhe Çashkës, mbrëmë edhe në Manastir u pa se sa ministri Arbër Ademi, e ndjek gjendjen me arsimin në gjuhën shqipe. Nxënësit shqiptarë në Manastir, nuk i interesojnë formalitet ligjore. Numrat janë alarmante, 70 nxënës shqiptarë vazhdojnë të mësojnë në paralele maqedonase, për arsye se nuk kanë opsion të ndjekin arsim në gjuhën shqipe. Me këtë që nuk kanë të drejtë të ndjekjes së arsimit në gjuhën amë, i dërgoni në asimilim të heshtur”, theksoi në konferencë për shtyp, Binas Pajaziti nga Lëvizja Besa.

Sipas tij, ministri i Arsimit personalisht duhet më tepër të angazhohet për arsimin shqip në vendet e theksuara.