Lideri i lidhjes izraelite të partive nga qendra politike “Kaltër dhe bardhë”, Beni Ganc, mbrëmë i propozoi partisë konservatore Likud të kryeministrit aktual, Benjamin Netanjahu, formimin e Qeverisë së unitetit kombëtar, si tentim për dalje nga kriza politike në Izrael, të cilën do ta kryesonte ai.

Ganc tha se ai do të ishte në krye të qeverisë në dy vitet e para të mandatit dhe më pas kryeministër në dy vitet në vijim do të ishte Netanjahu, nëse lirohet nga akuzat për korrupsion.

Ai vlerësoi se kjo është “mënyra e vetme për t’u evituar zgjedhje tër eja të panevojshme, të cilat nuk i dëshiron askush”.

Kjo është oferta e parë konkrete e Ganc për tejkalimin e stagnimit politik në vend, pasi që Kryeprokurori të enjten kumtoi se Netanjahu do të akuzohet për marrje të mitos dhe korrupsion, vërejnë mediumet amerikane.