„ Në katër vitet e ardhshme si Ministër i Ekonomisë do të vazhdoj të ndjek politikën ekonomike
që synon zhvillimin e inovacionit dhe investimeve në zhvillimin teknologjik si një mundësi për
transformimin e dëshiruar në ekonomi.Një ekonomi e tillë krijon më shumë vlerë të shtuar,
zhvillon burime njerëzore dhe siguron produktivitet më të madh dhe paga më të larta. Në këtë
mandat, unë do të përqendrohem veçanërisht në ekonomi, sundimin e së drejtës dhe reformën
institucionale, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën për shtyp për
prezentimin e letrës së mandatit të marr nga kryeministri Zoran Zaev.
Siç theksoi Ministri, prioritet në katër vitet e ardhshme do të jenë kushtet për hapjen e vendeve
të reja të punës, që do të thotë ulje e papunësisë përmes masave dhe programeve brenda
Ministrisë së Ekonomisë.
“Qëllimi është që niveli i papunësisë të zvogëlohet për 3% në nivel vjetor, ashtu siç kemi bërë
në tre vitet e fundit.Në dy vitet e kaluara, përmes Planit për Rritje Ekonomike janë mbështetur
268 kompani me investime totale prej 420 milion euro. Plani i rritjes ekonomike tregoi që
kompanitë investojnë dhe punësojnë, dhe në katër vitet e ardhshme ne do të vazhdojmë në
këtë drejtim duke shtuar dhe zgjeruar fushën e kompanive dhe projekteve, deklaroi Bekteshi.
Ministri informoi se ka filluar procedura për ndryshime ligjore, e cila mundëson krijimin e një
kompanie me një shumë minimale të kapitalit bazë prej 1 euro. Dhe tashmë punohet në
krijimin e një regjistri të detyrave parafiskale me të cilin synohet përmes reformave në
institucione, detyrat parafiskale të ulen deri në 75% dhe nivelimi i tyre në përputhje me
madhësinë e subjekteve ekonomike, përmes një dialogu me Odat ekonomike.
„ Në periudhën e ardhshme, së bashku me Ministrinë e Financave, ne do të punojmë në uljen e
ndjeshme të kufizimeve në krijimin e fondeve të investimeve përmes një Ligji të veçantë për
Engjëjt e Biznesit dhe ndryshimeve në Ligjin për Fondet e Investimeve. Ne tashmë jemi në fazën
përfundimtare në procesin e analizave dhe rekomandimeve për forcimin e mëtejshëm të Fondit
për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, transformimi i tij për të pasur rezultate afatgjata. Kjo do
të mundësojë hyrjen e fondeve të investimeve të huaja si partnerë strategjikë të Fondit në

mbështetje të rritjes ekonomike, bazuar në inovacionin dhe futjen e teknologjive të reja. Në atë
drejtim, ne do të vazhdojmë të investojmë në parkun e shkencës dhe teknologjisë që filloi
operacionet në Mars 2019 në mënyrë që të jetë plotësisht funksional në viti 2025, deklaroi
Bekteshi dhe informoi se ndër përparësitë për inkurajimin e inovacionit në vend është
Makedonsko Selo, për të krijuar një “Fshat Start-up” (Start-up village) i cili do të ofrojë mundësi
për shumë të rinj nga vendi dhe jashtë për të hapur një biznes pa pasur nevojë të paguajnë
shpenzimet e përgjithshme.
Ministri tha se në mandatin e kaluar Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria bënë reforma kryesore
në sektorin e energjetikës dhe se në mandatin e ri katër-vjeçar transformimi i sektorit të
energjisë do të vazhdojë me një ritëm edhe më të përshpejtuar.
„ Qëllimi ynë është të zbatohet plani ambicioz deri në vitin 2024 që mbi 50% e energjisë
elektrike totale të instaluar në vendin tonë të jetë nga burime të ripërtëritshme të energjisë.
Prioritet i yni do të jetë modernizimi dhe transformimi i TC Negotinë, në një impiant që do të
përdorë gaz natyror dhe do të ofrojë mundësi për rritje të prodhimit bujqësor; Qëllimi ynë në
katër vitet e ardhshme është të vazhdojmë në këtë drejtim duke rritur kapacitetin për
termocentrale shtesë fotovoltaike 400 MW në sistemin vendor të energjisë, të cilat do të
prodhojnë energji elektrike të pastër në një nivel prej rreth 560 GWh si dhe instalimi i
termocentraleve me erë me një kapacitet shtesë prej 160 MW, nënvizoi mes tjerash Bekteshi.
Për fund, Ministri theksoi se në këtë mandat katër vjeçar do të vazhdojë të punojë në mënyrë
profesionale, transparente dhe të përgjegjshme në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të
përcaktuara.