Ideja e një kryeministri shqiptar vazhdon të trazojë edhe partinë në pushtet Alternativën që njëjtë si partneri i koalicionit në zgjedhje ASH ,vazhdon të fyejë të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe japin opinione të pavarura për kryeministrin e parë shqiptarë përfshirë këtu edhe gazetarët informon TetovaSot .
Anëtari i kryesisë së kësaj partie Bekim Sali partia e të cilit ndanë pushtetin me BDI-në, ka atakuar intelektualët,opinionistët,profesorët dhe gazetarët për të cilët thotë se kanë marrë lekë nga BDI-ja por pa dhënë prova dhe fakte se nga i ka këto informacione përcjellë TetovaSot .
Sali thotë se “mbi të gjitha, ideja për kryeministrin shqiptar do të jetë një letër lakmuesi se kush nga analistët “e pavarur”, “profesorët e respektuar” dhe “intelektualët me nam” janë futur në “pllaten spisak” të BDI-së për ta mbrojtur atë që as logjika nuk e mbron”.
Ky është postimi i tij në rrjetin social facebook:

Dilema “hamletiane” në prag të zgjedhjeve tek ne, sa i përket një grupi njerëzish me bekgraund intelektual ose gjysmë-intelektual është: “A t’i marr edhe këto lekë prej BDI-së e të them nje-dy fjalë për idenë mashtruese të kryeministrit shqiptar apo ta mbështes një ndryshim të klasës politike shqiptare, i cili shpresojmë se edhe mund të sjellë ndryshim pozitiv në shoqërinë shqiptare në RMV?”
Mbi të gjitha, ideja për kryeministrin shqiptar do të jetë një letër lakmuesi se kush nga analistët “e pavarur”, “profesorët e respektuar” dhe “intelektualët me nam” janë futur në “pllaten spisak” të BDI-së për ta mbrojtur atë që as logjika nuk e mbron.
Njerëzve që e kanë shitur dhe vrarë ndergjegjen e tyre, nuk u ka mbetur asgjë tjetër, perveçse ta marrin edhe honorarin e fundit nga paratë e Maxhar Telekomit!
Është e drejtë e tyre, por çdokush lidhet për këmbën e tij. Veprimet publike kanë pasoja publike.