Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se Xhelal Sveçla e ka kërcënuar me arrestim nëse shkon në Kuvendin e Kosovës.

I pari i AKR-së ka shkruar në Twitter se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur është suprimuar dhunshëm autonomia e Kosovës në ish-Jugosllavi.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme më ka këcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria është përgjegjëse para Parlamentit, jo deputetët ndaj qeverisë. Demokracia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Xhelal Sveçla, ka theksuar dje se se deputeti Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.

Në linkun mëposhtë e gjeni deklaratën e Sveçlës, ku e “kërcënon” Pacollin me arrestim, nëse thyen rregullat e karanitinës: