Njëzet e katër vjet pas luftës në BeH, ende ka rreth 8.050, rajone të dyshimta të rrezikshme  për shkak minave në territor prej 995,87 kilometra katror dhe 917 rajone të rrezikshme të konfirmuara prej 22,14 kilometra katror.

Bosnja e Hercegovina arriti të pastrojë rreth 158,5 kilometra katror gjatë pesë viteve të fundit, duke shkatërruar 8,992 mina dhe 9.992 mbetje të tjera shpërthyese nga lufta, njoftuan mediat lokale.

Këtë vit në BeH u regjistruan dy aksidente para çminimit në të cilën tre çmimues  u lënduan, ndërsa dy përfunduan të vdekur, sipas Qendrës për pastrimin e minave në BeH.

Drejtori i kësaj qendre Sasha Obradakoviq dhe ambasadori i BeH në Norvegji Nedim Makareviq, si delegacion i BeH, do të flasin për këtë temë gjatë Konferencës së katër revizore “Botë pa mina” në Oslo prej 25 deri 29 nëntor me rastin e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes në fuqi të Konventës për ndalesën e prodhimit, përdorimit, deponimit dhe transferimit të minave kundër-këmbësore.