Bashkimi Evropian i qëndron në disponim Shqipërisë pas tërmetit që e goditi vendin herët në mëngjes, kumtuan shërbimet për punë të jashtme të BE-së.

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për jetët e humbura dhe personat e lënduar.

“Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë dhe është e gatshme të ofrojë asistencë, përfshirë përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile.Qendra jonë për koordinim të ndihmës urgjente është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për mbrojtje civile të Shqipërisë”, informojnë nga shërbimi për shtyp.

Bashkimi Evropian i qëndron në disponim qeverisë shqiptare për t’u identifikuar mënyrat më të mira në të cilat mund të ndihmohet në terren.

Shqipëria herët në mëngjes u godit nga një tërmet i fuqishëm, së paku tre persona e humbën jetën, dhe qindra të tjerë janë të lënduar, sipas raportimeve të para të mediumeve.