Sa e ulët dhe johumane është qasja opozitare e aleancës së Gashit dhe
Selës të shprehur nga Taravari, lidhur me vendimin e BDI-së për t’u vënë
tërësisht në funksion të luftës kundër pandemisë së Covid-19!
Ende pa u zbehë mllefi ndaj mallkimit që u bëri shqiptarëve kryetari i
rinisë së ASh-së, dhe pa kërkuar asnjë përgjegjësi dhe pa u distancuar
nga ky kob ndaj qytetarëve, tani edhe më dëshpërues është fakti kur një
reagim i tillë vjen nga një funksionar i lartë i tyre me petkun e
mjekut.
BDI vlerëson se ky është një mesazh shumë negativ politik në kohë
krizash, që i adresohet masës, dhe që i tejkalon kufijtë e normalitetit.
Ne edhe njëherë po e ripërtërijmë thirrjen tonë për të gjitha palët për
të lënë mënjanë politikën dhe për të bashkuar forcat për të ndihmuar
popullatën në këtë kohë krize të rëndë.
Vetëm bashkë do të mund ta mundim të keqen e përbashkët!
Përsërisim numrin e asistencës tonë për qytetarët 08005500 dhe ftojmë të
gjithë që të na bashkangjiten pa asnjë vonesë.
#kujdesemi