BDI nuk është e njoftuar me përmbajtjen e nismës së LSDM-së dhe deri më tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje, kumtuan për MIA-n nga partia duke potencuar se të gjitha vendimet duhet të merren me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë.

Deputetët e LSDM-së dhe PRSD-së mbledhin nënshkrime për konvokim të seancës në Kuvend që të konfirmohen vendimet e presidentit të shtetit për situatë të jashtëzakonshme për shkak pandemisë me Kovid 19.

“Ne nuk jemi njoftuar me përmbajtjen e nismës të LSDM-së dhe deri tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje. Lidhur me të gjitha çështjet sa i përket gjendjes aktuale e cila i prek të gjithë qytetarët në mënyrë të njëjtë, do të ishte mirë të zgjidhen me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë. Në mënyrë konsensuale e shpërndamë Kuvendin gjithashtu në mënyrë konsensuale i kemi shtyrë zgjedhjet. Gjithsesi do ta shqyrtojmë nismën sapo të dorëzohet në Kuvend”, thonë nga BDI.