Afrimi i afatit për hapjen e fushatës zgjedhore, ka bërë që degët dhe strukturat e BDI-së, të marrin vendime për përfaqësim në listat zgjedhore të zonave, kështu veproi edhe dega e BDI-së, në Çair.

Bartës të listës, nga kjo zonë, u vendos të prij veprimtari i shquar Izet Mexhiti, ku në mesin e kandidatëve janë propozuar edhe Artan Grubi, Bujar Osmani, Nazif Bushi, Naser Ademi, Abduselam Selami, Mukadese Hajdari, Ardijan Muça, Besim Koka, Merita Koxhaxhiku, Amella Cana dhe Ejup Alimi.

Në procesin e përzgjedhjes së bartësit të listës zgjedhore zonale, BDI, Dega Çair unanimisht propozon Izet Mexhitin për bartës liste në zonën 1.

Çairi ka dhënë kuadër të fuqishëm brenda BDI-së, duke korrur fitore të vazhdueshme dhe duke shtuar përqindjen e pjesëmarrjes së shqiptarëve në procesin zgjedhor si dhe duke ngritur numrin e votave të këtij subjekti politik shqiptar.