Për të zbardhur detajet e investimit të rradhës në agjendën e bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit që ka të bëjë me zgjerimin e bulevardit “Nikolla Karev” të njohur si rruga e Plastikave, bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe nënkryetarin e saj Enver Maliqi, zhvilluam takim koordinativ me afaristët e kësaj zone shumë të frekuentuar.

Përmes këtij projeki synojmë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit rrugor.