Duket se për shumë banorë të Durrësit, ky qytet nuk është më i sigurt për të jetuar.

Pas ikjes masive të njerëzve pasditen e së enjtes e në ditët që vijuan, edhe mëngjesin e kësaj të premteje ne stacionin e trenit ka shumë njerëz që kanë vendosur të largohen drejt zonave te tjera të vendit.

Frika për shumë prej tyre nuk ka kaluar ende.

Ndërkohë agjencitë e udhëtimit që nga dita e tërmetit janë përballuar me fluks te jashtëzakonshëm kërkesash për të udhëtuar jashtë vendit.

Banorët qe janë akoma ne Durrës tregojnë se shumica e atyre qe janë larguar kane zgjedhur të strehohen ne Pogradec, Korçe, Gramsh, Cërrik dhe Peqin, përcjell albinfo.ch.