Sulmuesi i Real Madridit, Eden Azar nuk beson se mund ta tejkalojë Kristiano Ronaldon për gola të shënuar.

“Kur dal në terren, nuk mendoj se Kristiano ka luajtur këtu më parë, dhe se duhet të luaj më mirë se ai. Definitivisht nuk do të shënoj më shumë gola se Ronaldo. Por, do të përpiqem ta bëj atë që është në fuqinë time dhe çdoherë do të përpiqem ta jap maksimumin”, deklaroi Azar.

Ai konsideorn se nuk është me rëndësi vlera e transferit për atë se si do të luajë futbollisti.

“Shumat e transfereve janë punë e klubeve. Lojtarët çdoherë duhet ta bëjnë pjesën e vet, pa marrë parasysh nëse transferi i tyre do të kushtojë 100 apo pesë milionë euro.

Belgu erdhi në Real në fillim të këtij sezoni. Paraprakisht shtatë vite luajti për Çellsin dhe pesë për ekipin Lil.