Seanca gjyqësore për rastin Reket është anuluar për më 23 janar për shkak të mungesës së avokatëve të Katica Janevës, Deljo Kadiev dhe Irena Fërçkovska.

Gjykatësja Vaska Nikollovska- Masevska, në fillim të seancës së sotme ka njoftuar se ka pranuar dy kërkesa për anulimin e seancës, e para më 15 janar nga avokati Kadiev dhe sot nga avokatja Fërçkovska, nën arsyetimin se kanë probleme shëndetësore.

Stefanova në gusht thuajse 5 orë është marrë në pyetje nga shefja e Prokurorisë së Shkupit, Villma Ruskoska dhe ka treguar gjithçka që di lidhur me lëndët “Perandoria” dhe “Reket”.

Stefanova u përmend në bisedat e publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, në të cilat dëgjohet duke thënë Janeva se e ka nën kontroll Lile Stefanovën, e cila asokohe ishte prokurore në lëndën “Perandoria”.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeec, të akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.