Disa kompani turke nga Asociacioni mesdhetar të eksportuesve, Shoqata e prodhuesve dhe tregtarëve me prodhime ushqimore dhe peshk, u ofrojnë bashkëpunim dhe partneritet biznesmenëve të Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në tregjet e treta.

Përfaqësues të Asociacionit sot, në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqi (MATTO), patën takim me mbi 20 distributorë të Maqedonisë së Veriut të ushqimit.

Nënkryetari i MATTO-s dhe menaxher i përgjithshëm i “Ramstori”-it, Uzun Ajhan, e prezantoi Maqedoninë e Veriut si vend mike në të cilën ka potencial për zhvillim të bizneseve dhe siguri. Ai theksoi se duhet të bisedohet për ndalesën për import të mishit të pulës dhe përpunimeve, sepse, siç tha, një ndalesë e tillë ekziston nga ana e BE-së.

Kompanitë turke, anëtarë të Asociacionit mesdhetar të cilët patën B2B takime me kompanitë e Maqedonisë së Veriut, ishin nga Mersini, Adana dhe Konja dhe të gjithë janë eksportues në BE, Afrikën Veriore, Lindja e Afërt dhe Kaukazi. Sipas MATTO-s, ata mund të jenë partnerë ose lidhje të kompanitë të Maqedonisë së Veriut për këto tregje të treta. Asociacioni , i themeluar në vitin 1937, numëron tetë profesione, shoqata nëpër tërë Turqinë. Anëtarët e saj eksportojnë në 150 shtete.