Jo vetëm se vazhdon, por si duket nuk e ka ndërmend të ndalet tradita e manipulimeve gjatë punësimeve!

Në konkursin e radhës nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, në fund të konkursit është shënuar një vërejtje e cila potencon se vendi i punës sipas planit vjetor të institucionit parasheh punësimin e një shqiptari/e.

Por, më tej në vendimin për përzgjedhjen e nëpunësit administrativ për pozitën Bashkëpunëtor për kontakt me konsumatorin, është përzgjedhur Biljana Koteska, maqedonase.

Ky vendim është dëshmia e radhës për mospërfilljen e fuqisë punëtore shqiptare, dhe më keq manipulimi me numrin e të punësuarve shqiptar!

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj këtij vendimi, dhe kërkon nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari edhe njëherë të shpallë konkursin për këtë pozicion, dhe sipas ligjit të punësojë shqiptar në këtë sektor.

Ne si Aleancë për Shqiptarët, konsiderojmë se fuqia punëtore shqiptare është fuqi prezente në shtet që përbëhet nga kuadro profesionale që rrijnë në shtëpi, sepse pushteti gjithmonë zgjedh të favorizojë palën maqedonase.

Me këtë rast kërkojmë që partia qeverisëse shqiptare, të mos bëhet lodër e qeverisë maqedonase për interesat e veta personale por, të ndërmerr masa kundër veprimeve të tilla.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të reagojë ashpër kundër manipulimeve të tilla, duke kërkuar përfaqësim adekuat të shqiptarëve në institucione publike.

Aleanca për Shqiptarët

_____________________________________________________

Shkurt Shqip këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.