“Drama” e filluar para disa muajve në kampin politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e koalicionimeve parazgjedhore, siç duket do të marrë epilog përfundimtar ditëve të ardhshme. Gjatë gjithë kohës, është përfolur për një koalicion trepalësh në mes ASH-BESA-AAA. Por, siç mëson Tetovasot, koalicioni trepalësh nuk mund të ndodhë, duke i parë edhe dallimet e mëdha që kanë Alternativa dhe BESA, edhe pse kjo e fundit pranoi një koalicion të tillë.

Brenda pak ditëve, pritet edhe zyrtarisht të arrihet marrëveshja në mes Selës dhe Gashit, ku Lëvizja BESA nuk do të merrte pjesë në këtë koalicion. Sipas kësaj lëvizja të Selës dhe Gashit, do e shpien Kasamin të del i vetëm në zgjedhje. Gjithashtu Tetovasot mëson se ka patur një joshje nga ana e Alternativës për ASh-në e Selës, ku jo zyrtarisht mësohet se Adnan Ismaili, i ka premtuar Ziadin Selës financimin e fushatës zgjedhore, vetëm që ASH-ja të shkoi në zgjedhje me Alternativën. Afërsia mes Adnan Ismailit dhe ASH vjen edhe pas disa takimeve në emër të shoqatave turke që Ismaili i ka realizuar me kryetarin e Gostivarit Arben Taravari. Sipas po të njejtave burime egzistojnë dyshime se pikërisht edhe shkuarrja e Arben Taravarit në Haxh vitin e kaluar është e lidhur me shërbim të kryer nga Adnan Ismaili të cilin Menduh Thaçi e akuzoi si personin kryesor që qendron prapa Aternativës.

Ndryshe, Menduh Thaçi ditëve të fundit ka hedhur akuza në opinion për financimet e dyshimta të subjektit politik Alternativa, të cilët sipas Thaçit ata financohen nga Irani.