Sjellje e egër ishte hyrja me dhunë, rrahja dhe skadimi në Kuvend më 27 prill, e jo festa e tifozëve me këndim në teatër, por jo edhe me vandalizëm dhe dhunë, që do ta gjykoja në çdo moment, shkruan në rrjetin social fejsbuk, deputeti i BDI-së, Artan Grubi, pas reagimeve të shumta për manifestimin e tifo grupit “Shvercerat Shkup”, të cilën me 22 nëntor, në Teatrin Popullor të Maqedonisë, e festuan përvjetorin e tyre të 30-të.

“Mendoj që reagimet janë absurde, dyfytyrëshe dhe paraqesin keqpërdorim klasik politik të ngjarjes në funksion të propagandës parazgjedhore. Unë nuk jam organizator i ngjarjes, por më duhet të theksoj që teatri i përket popullit, jo VMRO-së, LSDM-së, e as kastës, është ndërtuar me para tona, me paratë e qytetarëve, jo me paratë e VMRO-së e as kastës, por me paratë e qytetarëve dhe i takon qytetarëve. 20 vjetori qe shënuar në Teatrin Shqiptar para 10 vjetësh, me shfaqjen e një dokumentari, njëjtë si edhe 30 vjetori në Teatrin Popullor Maqedonas, ku morën pjesë veteranë të futbollit, trajnerë, shqiptar, maqedonas dhe të tjerë, të cilëve iu ndanë mirënjohje nga ana e organizatorëve, sponsorë, Kryetarëve të Komunave dhe të tjerë”, shkruan deputeti Grubi.