Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sonte në emisionin Argument në MTV 2 tha se rrethanat në Prokurori dhe gjyqësorë janë të mjera dhe janë për të ardhur keq dhe këtë e kemi konstatuar jo vetëm ne si BDI, por të gjitha raportet ndërkombëtare dhe gjithë anketat që marrin pjesë qytetarët që janë dëshmitarë të një drejtësie selektive e cila po imponohet në gjyqësorë dhe në prokurori. Ne kemi dalë me instrumentin dhe me politikën e vetingut si një prioritet i yni programorë edhe si një instrument për të ardhur tek sundimi i Ligjit

Grubi tha se pa sundim të mirëfilltë të Ligjit, pa parashikueshmëri ligjore ku do fitojë i drejti dhe jo i forti nuk mund ketë as zhvillim ekonomik, as mirëqenie qytetare dhe as integrim euroatlantik.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi thote se po përpiqemi që të instalojmë një mendësi të veprimit evropian, euro amerikan, euroatlantik edhe në gjyqësorë edhe në prokurori, pa paragjykime politike, etnike ,partiake dhe pa porosi me telefonata të cfarëdo qoftë vedimi të prokurorit apo gjykatësit .Shqiptarët por edhe BDI kanë qenë viktima të një sistemi paragjykues të një gjyqësori dhe prokurorisë prandaj po insistojmë tek vetingu që ta spastrojmë jo vetëm gjyqësorin dhe prokurorinë por edhe politikën.