Sipas të dhënave të publikuara në ueb-portalin “Volkano diskaveri” tërmeti me fuqi prej 6,3 ballëve që e godi sot Shqipërinë ka fuqi sa edhe 60.000 tonë lëndë shpërthyese TNT. Kjo është ekuivalente me tre bomba bërthamore, njofton portali Sot Njuz.

Në Shqipëri sot janë regjistruar disa tërmete. Më i fuqishmi me intensitet prej 6,4 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, ndërsa i fundit është regjistruar pas orës 14:00, me fuqi prej pesë ballëve, ndërsa në ndërkohë janë regjistruar madje 40 dridhje të tjera.

Sipas të dhënave më të reja, 16 persona e kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi natyrore, nga të cilët dy fëmijë.