Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, sot ka takuar për fushatën e zgjedhjeve nacionale të 15 korrikut, veteranët, arsimtarët dhe punonjësit e arsimit, të rajonit të Kumanovës.

Ai me këtë rast, pas bashkëbisedimit, ka cekur se janë me vlerë dhe rëndësi, këshillat e veteranëve dhe arsimtarëve të këtij rajoni, për të si ministër, BDI-në dhe kandidaturën për Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

„Takim me veteranët dhe punonjësit e arsimit në rajonin e Kumanovës! Sigurisht se vlerësimet dhe këshillat e tyre janë me rëndësi të veçantë për ne!“, ka shkruar z. Arbër Adem në fb.