Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në Shqipëri që humbën jetën nga tërmeti i mbrëmshëm katastrofal.

Ja postimi i Ademit:

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave nga tërmeti i mbrëmshëm katastrofal në Shqipëri, njëherit iu dëshiroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi.
Besoj që vëllezërit tanë në Shqipëri do ta përballojnë edhe këtë sfidë dhe shpresoj që vendi të kthehet në gjendjen normale sa më shpejt.”

#NeJemiMeJu – ka shkruar Ademi.