Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe sekretari gjeneral i kësaj partie, Arben Taravari në shumë debate të ndryshme politike deklaronin se ato mund ta fitojnë BDI-në edhe të vetëm por duan koalicion me qëllim që fitorja të jetë më e madhe

Por së fundmi Taravari në një emision televiziv në Tv Telma ka deklaruar se pret që ASH maksimumi mund të fitojë deri në 7 deputetë, atëherë lind pyetja, si mund ASH ta fitojë BDI-në kur pritshmëritë më të larta të tyre janë, që të fitojnë deri 7 deputetë?

“Numrat tregojnë se lartë poshtë 7 deputetë fiton Aleanca, 3 ose 4 BESA dhe 3 ose 4 Alterativa, ose gjithsejt 14 ose 15 deputetë. Në parti kemi ekipë analitikë që ka bërë katër anketa, dy në dhjetor dhe dy në janar te të cilat janë anketuar rreth 1.500 shqiptarë në të gjitha katër anketat dhe dihet në detaje se cila parti në terren sa peshon”, tha Taravari në “Top Tema” në Tv Telma.

Praktikisht mund të thuhet se Sela dhe Taravari kanë gënjyer me elektoratin e tyre gjithë këtë kohe duke thënë se mund ta fitojnë BDI-në të vetme, pasi të gjitha sondazhet e fundit tregojnë që BDI mund të fitojë më së paku 9 deputet, por ka edhe sondazhe që e nxjerin edhe deri në 15 deputetë.

VIDEO: