Riadi zyrtar ka vendosur një shtetrrethim në të gjithë vendin sot pas një rritje të numrit të personave të infektuar me coronavirus me gati një të katërtën, raportojnë media shtetërore.

Mbreti saudit Salman ka urdhëruar një shtetrrethim nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 18.00 për 21 ditë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Arabia Saudite ka regjistruar gjithsej 562 raste me coronavirus, me 51 raste të reja vetëm sot.

Deri më tash 19 janë shëruar dhe nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.