Shtyhet për një datë të pacaktuar gjysmëfinalja e kthimit të Kupës së Italisë, Juventus-Milan, e programuar për t’u zhvilluar në “Allianz Stadium”, këtë të mërkurë në orën 20:45. Edhe pse ishte menduar, fillimisht, të luhej pjesërisht me dyer të mbyllura (duke përjashtuar tifozët nga Lombardia, Veneto, Emilia-Romagna dhe nga provincat e Savonës dhe Pesaro-Urbino), autoritet vendosën që të shtyhet përfundimisht për shkak të përhapjes së Coronavirusit.

Pra, u mbështet linja e qeverisë itlaliane për të evituar për 30 ditë manifestimet që do të sillnin grumbullim të njerëzve dhe mosrespektim të distancës së sigurisë prej një metri.