Të gjithë treguesit ekonomikë janë pozitivë, ndërsa Maqedonia e Veriut është atraktive për investuesit austriakë, ndërsa konkluzioni nga takimi i sotëm të zëvendëskryeministrit Koço Angjushev me ambasadorin e ri të Republikë së Austrisë, Georg Vucas.
Sipas Angjushevit, investimet austriake kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e sektorit energjetik, bankar, të sigurisë dhe sektorë të tjerë, ndërsa klima jonë e biznesit është e volitshme për tërheqjen e investimeve të reja, veçanërisht në veprimtarinë e prodhimit, si dhe për hapjen e qendrave blerëse për përpunimin e prodhimeve bujqësore.
“Në 2,5 vitet e fundit janë realizuar më shumë projekte ekonomike për rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme ekonomike, para së gjithash për nxitjen e zhvillimit teknologjik dhe implementimin e inovacioneve në kompanitë, me prodhim më të lartë dhe konkurrencë të kompanive në tregjet vendore dhe të jashtme. Si rezultat i punës së mundimshme, të gjithë treguesit ekonomikë shënojnë norma pozitive të rritjes dhe më të larta krahasuar me periudhat e kaluara prej 2,5 vjet/ Statistika shënon norma të rritjes të BPV-së prej mbi tre për qind në pesë tremujoret e fundit, numri i të punësuarve të rinj në 2 vitet e gjysmë është mbi 54.000, papunësia është ulur në nivel të ulët rekord 17,5 për qind, pagat mesatare rriten me një dinamikë të shpejtë, ndërsa prodhimi industrial dhe eksporti rriten me norma të konsiderueshme”, tha Angjushevi.
Shtoi edhe se me Ligjin për mbështetje financiare dhe masa të tjera qeveritare mundësohet mbështetje e fuqishme e ekonomisë, me çfarë rritja dhe zhvillimi ekonomik bazohet në punën e ekonomisë reale, ndërsa ne në projekte të Qeverisë.
Zëvendëskryeministri ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë austriake në procesin e integrimeve euroatlantike të vendit tonë, ndërsa bashkërisht me ambasadorin austriak Vucas, u dakorduan se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE dhe në NATO, me çfarë do të sigurohet siguri shtesë dhe rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme ekonomike.